Kaka tek Milan: Meritë e Scolarit?
Kaka beson ende tek fati por edhe aftësitë e tij për të qenë në gjendje për të luajtur në botërorin e 2014 në Brazil. Futbollisti i Milanit ka marrë një telefonatë nga trajneri Luiz Felipe Scolari, i cili e nxiti atë që të luantë në një skuadër të madhe si titullar për të qëndruar në formë deri në vitin e ardhshëm.

Ndaj për rikthimin e tij tek Milani, drejtuesit e kësaj skuadre duhet të falenderojnë trajnerin e Brazilit i cili duket se ka nxitur sulmuesin të lërë Real Madridin për t'u kthyer në Milano si protagonist.

Të luash në Kupën e Botës në Brazil, për një futbollist brazilian, është vendimtare. Mbetet të shihet nëse Kaka do tia dale të kthehet në formën e tij më të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori