Në një intervistë për Goal, ish mesfushori i Real Madridit,
Kaka, ka folur për shumë gjëra, gjithashtu edhe për trajnerin aktual të “Los Blancos”, Zinedine
Zidane.
Kaka ka treguar se
Zidane ka dhënë sinjale pozitive se mund të bëjë mirë këtë punë edhe në kohën e Jose Mourinhos.
Braziliani ka mbetur disi i habitur me suksesin e francezit, teksa beson se Reali mund ta fitojë edhe La Ligan e Championsin këtë edicion.
“Kur isha atje, e kisha Zidanen si një
trajner të dytë me Jose Mourinhon, dhe ai filloi ta bënte këtë punë shumë mirë, ishte një surprizë për të gjithë”, ka thënë fillimisht
Kaka.
“Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, i mençur, inteligjent, por rezultatet që ka arritur këtë edicion janë të pabesueshme”, shtoi ai.
“
Zidane mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, dhe kjo është diçka e mirë, shumë e mirë për të në dy vitet e para si
trajner profesionist. Kështu urime për të”, ka vazhduar braziliani.
Më tej
Kaka ka treguar se momentalisht nuk po mendon të bëhet
trajner, duke shtuar se ndoshta një ditë do t’i ndodh edhe atij si Zinedine Zidanes.
“Të bëhem
trajner nuk është diçka që po e mendoj tani për tani, por nuk e di, ndoshta në të ardhmen”, tha
Kaka.
“
Zidane është shembull i mirë për këtë. Kur ishim në Madrid, ne bisedonim shumë dhe një ditë, kur ai ndaloi së luajturi futboll, nuk dëshironte të bëhej
trajner. Ai vetëm dëshironte të rrinte me familjen dhe të shijonte jetën”, theksoi mes tjerash
Kaka. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017,
ora 20:41