Kalendar i komplikuar për Realin, më i lehtë për Barçën
Me 5 takime të mbetura deri në fund të sezonit dhe 15 pikë në lojë, Barcelona vazhdon të ruajë avantazhin prej 2 pikësh kundrejt Realit të Madridit. Sfidat e radhës për të dy palët do të jenë vendimtare për titullin me dy transferta që me të drejtë shqetësojnë Enriquen e Ancelottin, respektivisht në Calderon dhe Sanchez Pizjuan, transmeton Supersport.

Kalendari i jep frymëmarrje Barcelonës në tre javët e ardhshme me pritjen e Getafes në shtëpi dhe transfertën më pas në Cordoba, ndërkohë që Reali duhet të presë Almerian për t’u përballur në vijim me Sevillan në Sanchez Pizjuan.

Javën në vazhdim, në Santiago Bernabeu do të paraqitet Valencia, ndërsa në Camp Nou, Barcelona do të presë Real Sociedad. Deri atëherë, nëse Los Blancos do të kenë marrë pikë të plota nga çdo takim, dilemat e titullit do të jenë ende në kryeqytet me blaugranat që duhet të luftojnë me Atleticon në Calderon. Objektivi i Los Colchoneros për vendin e tretë e bën këtë sfidë të paparashikueshme, ndërkohë që Reali do të jetë duke luajtur në transfertë me Espanyolin. Për të dyja skuadrat pretendente, fundi i sezonit mbyllet në shtëpi me kundërshtarë mjaft inferiorë, Getafe për Los Blancos dhe Deportivo për katalanasit.
Shtuar më 27/04/2015, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori