Kalendari: Java e 17 e Superiores, datat dhe oraret e ndeshjeve të fundjavës
Java e 16-të e Kategorisë Superiore i lë vend shpejt raundit të 17-të, i cili do të luhet i gjithi këtë fundjavë në 2 ditë të ndryshme, të shtunën dhe të dielën.

2 ndeshje do të luhen ditën e shtunë në orën 13:45, pikërisht sfida mes Kastriotit dhe Bylisit në Kamëz dhe takimi mes Skënderbeut dhe Kukësit në Korçë.

E diela do të nisë me sfidën e Fierit mes Apolonisë dhe Tiranës, një takim delikat për të dyja skuadrat, por edhe me supersfidën që do të zhvillohet në Kurbin mes Laçit dhe Teutës.

Të dielën në orën 16:45 do të luhet edhe supersfida e javës së 17-të me Partizanin që do të presë Vllazninë në një ndeshje që mund të ndikojë shumë në garën për titull.

Kategoria Superiore – Java 17
E shtunë, më 30 janar 2021
Ora 13:45 | Kastrioti-Bylis
Ora 13:45 | Skënderbeu-Kukësi

E diel, më 31 janar 2021
Ora 13:45 | Apolonia-Tirana
Ora 13:45 | Laçi-Teuta
Ora 16:45 | Partizani -Vllaznia
Shtuar më 26/01/2021, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori