KALENDARI/ Mesjava rikthen Superioren në fushë
Kategoria Superiore do të rikthehet përsëri në mesjavë, ku të mërkurën të gjitha skuadrat do të zbresin në fushë për të përfunduar javën e 7 të kampionatit.

Duelet do të luhen po me dy fasha oraresh, atë të orës 13:45 dhe të orës 16:45.

Në orarin e parë do të zhvillohen 4 përballje interesante.

Një përballje për t'u vlerësuar do të jetë ajo mes Laçit dhe Tiranës, dy ekipe që kanë pretendime madhore këtë sezon, por që nisja nuk ka qenë ajo e duhura.

Ndërkohë supriza e kësaj Superioreje, Kastrioti, do të presë një tjetër ekip që deri më tani ka befasuar me rezultatet pozitive në krahasim me një vit më parë, Vllazninë.

Po në të njëjtin orar, Kukësi udhëton drejt Ballshit për të synuar fitoren e radhës, që do i vlente së tepërmi në marshimin drejt kreut, ndërsa në Fier Apolonia do të masë forcat me Skënderbeun.

Ndërkaq e veçuar nga 4 ndeshjet e para luhet sfida më e rëndësishme e kësaj jave, teksa Parizani do të presë Teutën e Edi Martinit.

Java e 7

E mërkurë, 9 dhjetor 2020

13:45 Laçi – Tirana

13:45 Kastrioti – Vllaznia

13:45 Bylisi – Kukësi

13:45 Apolonia – Skënderbeu

16:45 Partizani – Teuta


Shtuar më 06/12/2020, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori