Kalendari penalizon Interin, buzëqesh Juve (FOTO LAJM)

Me vetëm dy pikë që ndajnë tri vendet e para, Seria A rrezikon të ketë një ecuri të denjë për një film triller.

Juventusi është i detyruar të reagojë dhe me ndeshjen e Kupës në horizont, Sarri duhet të mendojë edhe për sfidën me Breshan në “Allianz” dhe atë në transfertë më SPAL-in. Champions-i është një tjetër çështje, e cila rëndon në kalendarin e Juves me dy takimet kundër Lionit, që llogarinë e madhe do të bëjnë me Interin më 1 mars.

Zikaltrit kanë ndeshje më të vështira, të paktën në teori, sepse përveç impenjimit të dyfishtë në Ligën e Europës, duhet t’u bëjnë vizita në shtëpi Lacios dhe Juventusit. Në këto dy takime do të vendoset një copë e madhe e sezonit të zikaltërve, por vështirësitë janë detyrim kur pretendon titullin.SS Lazio vs SPAL Ferrara

Lacio po thyen rekord, por benzina duket drejt mbarimit. Lajmi i mirë është se duhet të përballojë vetëm kampionatin ku presin Interin e Bolonjën, teksa në mes të tyre do të udhëtojnë drejt ballafaqimit me Xhenoan.



Shtuar më 11/02/2020, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori