Java e pestë e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha ditën e diel.
Mirëpo, përveç
javës së pesat, FSHF nuk ka humbur kohë për të përcaktuar oraret dhe stadiumet ku do zhvillohen ndeshjet e
javës së gjashtë.
Do të jetë
java e derbit, teksa Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Pikërisht derbi i kryeqytetit është vendosur të luhet ditën e premte më 4
dhjetor, duke filluar nga ora 18:00.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar "Air Albania".
Përsa i përket ndeshjeve të tjera, ato do të luhen një ditë më vonë, me Kukësi-Apolonia dhe Vllaznia-Bylis që do të startojnë në 13:45 ndërsa Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Kastrioti do të startojnë në 16:45.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E premte, më 4
dhjetor
Ora 18:00 | Tirana-Partizani
E shtunë, më 5
dhjetor
Ora 13:45 | Kukësi-Apolonia
Ora 13:45 | Vllaznia-Bylis
Ora 16:45 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Kastrioti
Shtuar më 26/11/2020,
ora 19:36