Tërmet i frikshëm në Tiranë, ka dëme: Qytetarët braktisin banesat në panik
KALENDARI/ Shqipëria mban gjallë shpresat për në "Euro 2020", finalja e vërtetë ndaj Turqisë
Shqipëria dhuroi një paraqitje fantastike dje në mbrëmje duke mposhtur 4-2 me Islandën në "Elbasan Arena".

Një fitore e cila mban gjallë ëndrrën për kualifikim në Euro 2020, edhe pse finalja e vërtetë do të jetë më 11 tetor në transfertë ndaj Turqisë.

Pas 6 ndeshjeve, Grupi H befasisht kryesohet nga Turqia me 15 pikë të grumbulluara, po aq ka edhe Franca e vendit të dytë.

Në vendin e tretë renditet Islanda me 12 pikë, ndërsa pas saj vjen Shqipëria në kuotën e 9 pikëve.

Vetëm vendin i pestë për Moldavinë (3 pikë), kurse Andorra pozicionohet e fundit me 0 pikë.

Kalendari i ndeshjeve të ardhshme të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020:

11 tetor/ 20:45 Turqi - Shqipëri
14 tetor/ 20:45 Moldova - Shqipëri
14 nëntor/ 20:45 Shqipëri- Andorra
17 nëntor/ 20:45 Shqipëri- Francë

Shtuar më 11/09/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori