Kalimi i Fernandes te United fut në "sherr" dy ish-skuadrat e portugezit
Çështja e transferimit të fantazistit portugez Bruno Fernandes te Manchester United ka futur në sherr klubin e Sportingut të Lisbonës me italianët e Sampdorias, me këta të fundit që pretendojnë se duhet të marrin 10% të parave të arkëtuara për shitjen e futbollistit.

Brunoi Fernandes u transferua nga Sampdoria te Sportingu i Lisbonës në verën e 2017-ës për shifrën e 9 milionë eurove, ndërsa italianët pretendojnë se në kontratë ka një pikë që u njeh atyre 10% të vlerës në rast të rishitjes së lojtarit, por klubi i Sportingut të Lisbonës refuzon ta paguajë.

Bëhet fjalë për një shifër prej 5 milionë eurosh që kanë futur në konflikt të dy klubet ndërsa tashmë çështja ka kaluar në FIFA dhe do të jetë qeveria e futbollit në botë, ajo që do të thotë fjalën e fundit për të vendosur se kush nga palët ka të drejtë.
Shtuar më 05/05/2020, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori