Kaliniç tregon arsyen pse Gattuso është i duhuri për Milanin
Pëlqej
kalinic00
Sulmuesi i Atletiko Madrid, Nikola Kaliniç ka rrëfyer së fundmi eksperiencën e tij te ish-skuadra e Milanit. Ai tregon arsyen pse nuk shkëlqeu te kuqezinjtë si dhe vlerësoi trajnerin Gattuso.

“Ishte e vështirë, nuk zhvillova dot një fazë përgatitore të saktë dhe stërvitesha i vetëm në Split, në pritje të transferimit. Mbërrita me sezonin që kishte nisur, më pas kam pasur shumë probleme fizike.

Milani është klub i madh, i mësuar të luajë për trofe dhe duan rezultate menjëherë, por ishim 11 lojtarë të rinj dhe duhet kohë për të ndërtuar diçka. U uroj gjithë të mirat kuqezinjve, e meritojnë të luftojnë për Champions.

Gattuso? Është i jashtëzakonshëm: jashtë fushe bën shaka dhe qesh shumë, por në stërvitje apo në ndeshje jep gjithçka dhe kërkon që të japësh gjithçka. Presioni prej tij është i madh. Është i çmendur, në kuptimin e mirë të fjalës: një person i shkëlqyer. Besoj se Milani do shkojë larg me të”, tha Nikola Kaliniç. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori