Kaloi një gjëndje të fikti në ndeshjen, Bullgari-Kosovë, mësohet shëndeti i nënkryetarit të FFK-së
Me të hyrë në stadium, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Jovic ishte alivanosur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Afër tij në momentin e alivanosjes kishin qenë ish-nënkryetari i FFK-së Bekim Haxhiu dhe zëvendës-sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve, të cilët pas ndihmës së parë e dërguan Jovicin për tretman më të specializuar në spitalin e Sofjes.

Në lidhje me gjendjen shëndetësore të Jeviq, Zëri.info ka kontaktuar me zëvendës-sekretarin Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se gjendja e Jeviq është më e mirë, teksa presin që ai të kthehet në Kosovë gjatë ditës së sotme.

"Gjendja e Jeviq është më e mirë. Me të kanë qëndruar presidenti Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu", tha Ahmeti.

"Nga Sofja, ai është kthyer në Prishtinë", shtoi Ahmeti.

Ndryshe, ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës u mbyll me rezultat 2:3 në favor të "Dardanëve".

Me këtë fitore, Kosova mbetet në vendin e tretë në grupin A në kuadër të ciklit eliminator për "Euro 2020" me pesë pikë të grumbulluara.
Shtuar më 11/06/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori