Kalon me sukses testet mjekësore, Eriksen përshëndetet me tifozët e Interit (VIDEO)
Christian Eriksen ka përfunduar testet mjekësor në qendrën CONI në Milano, ndërsa i ka përshëndetur edhe tifozët e Interit nga dritarja.

Eriksen mbërriti në Milano këtë mëngjes përpara se të shkonte për teste mjekësore me Nerazzurrët, pasi Interi ra dakord të paguante 20 milionë euro te Tottenhami.

Eriksen u përshëndet nga rreth 100 tifozë të Interit, pasi e kreu testet mjekësore.

Ai mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e radhës në Serie A të Interit kundër Udinese të dielën, pasi shumë problem që të jetë gati për ndeshjen e mesjavës, ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë.
Shtuar më 27/01/2020, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori