Kalon testet mjekësore, Cerci nis stërvitjen me Milanin
Milan i ri me ambicie të vjetra. Suksesi 4-2 në miqësoren me Real Madrid ka sjellë energji shtesë në kampin kuqezi ku risia më e madhe gjatë ditëve të para të vitit 2015 është sulmuesi Alessio Cerci. Blerja më e re e ekipit të drejtuar nga Filippo Inzaghi ka zbritur në fushën e "Milanello"-s për seancën e parë stërvitore pasi kaloi me sukses testet mjekësore.

Në këtë mënyrë, trajneri i Milanit mund ta ketë ish sulmuesin e Torinos në dispozicion duke nisur që nga sfida e parë e vitit kundër Sassuolos. Cerci do ta nisë këtë takim nga stoli.

dispozicion të Super Pippos janë edhe De Sciglio, Rami e Abate që u rikthyen me ritëm të plotë në stërvitje. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2015, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori