Kam ardhur të fitoj shumë tituj! Hazard flet për herë të parë si lojtar i Real-it (VIDEO)


Eden Hazard është prezantuar si lojtar i Real Madridit nën pranin e familjes dhe krerëve të klubit mbretëror.

Santiago Bernabeu është mbushur nga tifozët e ‘Los Blancos’, të gjithë të pranishëm për yllin belg.

Hazard foli për herë të parë si lojtar i Real Madridit, ku u shpreh i lumtur për plotësimin e ëndrrës.

“Do të flas në frëngjisht, pasi spanjishtja ime do ende shumë punë për t’u përmirësuar. Dua të falënderoj presidentin, familjen time”.

“Kam ardhur të fitoj shumë tituj me Realin, në këtë fanellë. Ka qenë ëndërr e imja që kur isha fëmijë dhe tani jam këtu. Dua të shijoj këtë moment. Faleminderit”.
Shtuar më 13/06/2019, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori