Kam dëshirë të rikthehem në Premierligë
Carlo Ancelott
Ish trajneri i Chelsea dhe Milan, Carlo Ancelotti i cili është pa detyrë që prej shakarkimit të tij nga skuadra londineze ka deklaruar për "La Repubblica" ambiciet e tij për të ardhmen.

"Kam dëshirë të madhe të kthehem në Angli. Ky është vend ideal për një trajner", ka thënë Carlo i cili udhëhoqi skuadrën e Chelsea në stinorin 2009/10 dhe u stolis me titullin e Premier Ligës si dhe fitoi FA Cup-ën e Anglisë.

Në pyetjen se cilën nga skuadrat do të dëshironte që ti udhëheq ai ka thënë: "Liverpool dhe Tottenham janë destinacionet e mundshme, edhe pse nuk më ngutet", ka përfunduar Carlo Ancelotti. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori