Mohamed
Salah ka thënë se është shumë i lumtur që ia doli ta fitojë Ligën e Kampionëve pasi iu dha një mundësi e dytë të shtunën në Madrid.
29-vjeçari ishte në mesin e lojtarëve që shkëlqyen për të kuqtë mbrëmjen e së shtunës, duke i ndihmuar Liverpoolit për ta fituar titullin e gjashtë europian.
'Unë kam flijuar shumë në jetën time për një karrierë në futboll. Të jesh
egjiptian dhe të arrish në këtë nivel është diçka e jashtëzakonshme", tha
Salah.
Sulmuesi
egjiptian u lëndua në fillim të finales së vitit të kaluar, të cilën Liverpooli e humbi ndaj Real Madridit.
"Të gjithë jemi të lumtur. Unë jam shumë i lumtur që pata rastin të luajë në finalen e dytë radhazi në Champions dhe që më në fund luajta 90 minuta", shtoi ai.
Shtuar më 02/06/2019,
ora 10:42