Kam dyshim në dyshen Kaka-Ozil
Jose Mourinho
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se ai ka ende dyshime mbi aftësitë e dyshes, Kaka-Ozil të cilët kanë shkëlqyer në ndeshjet e fundit dhe janë shumë të dëshiruar nga fansat.

"Është dyshja Kaka-Ozil më e rrezikshme pa Di Marian? Unë kam dyshim në këtë gjë. Mua më pëlqeu ndeshja e fundit".

"Çfarë nuk më pëlqen është se një muaj më parë Kaka ishte i padëshiruar ndërsa tani për një javë ai u bë lojtari më i mirë në botë nga fanat. Sidoqoftë, ai është lojtar fantastik", tha Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori