Kam frikë Benzema
Çerekfinalja Spanjë–Francë ofron edhe një sfidë mjaft interesante mes dy futbollistëve kampionë të La Ligas, Sergio Ramos dhe Karim Benzema. Një duel yjesh të së njëjtës skuadër, e parë deri tani vetëm në seancat stërvitore të Realit të Madridit. Është pikërisht mbrojtësi spanjoll i cili uron që sulmuesi francez të moj jetë në një ditë të mirë, pasi mund të bëjë diferencën.

"Shpresoj që Karim Benzema të mos jetë në një ditë të mirë, sepse është futbollist që bën diferencën në fushë", u shpreh Ramos.

Për mbrojtësin 26-vjeçar eliminimi i Spanjës nga Franca në botërorin 2006 nuk duhet marrë si referencë, pasi pas 6 vitesh gjërat kanë ndryshuar shumë.

"Ka kaluar shumë kohë që nga viti 2006. Atëherë ishim më të rinj një skuadër në formim e sipër. Maturia dhe eksperienca është shumë e rëndësishme për fituar në turnetë madhorë si Europiani dhe Botërori. Do të djekim të njëjtën filozofi loje dhe duhet të kemi respekt për kundërshtarin", vijoi Sergio Ramos.

Për këtë ndeshje trajneri Del Bosqe ndonëse ka grumbulluar 4 sulmues, u ka besuar më shumë në vijën e parë mesfushorëve me tipare sulmuese. /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2012, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori