Kam mall për Guardiolën
Tre herë fituesi rresht i "opit të Artë", Lionel Messi, përshëndet edhe njëherë tjetër ish trajnerin e tij te Barcelona Pep Guardiola, i cili la zyrtarisht stolin e katalanasve pas fitimit në finalen e Kupës së Mbretit përballë Ahletic Bilbao.

"Jemi profesionistë dhe gati për të nisur një sezon triumfues me Tito Vilanovën, por e vërteta është se Guardiola do më mungojë shumë. Ai është një person fantastik, një mik i mirë më shumë sesa një trajner dhe jam i lumtur që ka qenë ai që e ka mbështetur kandidaturën e Vilanovës, të cilin e duam po aq sa edhe Guardiolën".

Lidhja mes Messit dhe Guardiolës ka qënë tejet e fortë prandaj dhe ylli argjentinas sa herë ka dalë para mediave nuk ka harruar të përmendë dhe falenderojë teknikun blaugrana. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2012, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori