Kam qarë pas incidentit në botëror
Luis Suarez është shprehur se ka qarë pas incidentit me Chiellinin në botërore, pasi ka patur frikën se do i shkatërrohej kariera.

“U ndjeva sikur e shkatërrova karierën time. Pikë së pari, nuk doja askush ta dijë këtë. U mbylla larg me familjen time, por pastaj mendova për atë çfarë kam bërë, kërkova falje dhe u ndjeva i liruar”.

“Në atë kohë diskutimet me Barcën kishin filluar, dhe kur Pere Guardiola (agjenti) më telefonoi për të më thënë se ishte kryer, fillova të qaj, për shkak të situatës dhe mbështetjes që klubi ma ofronte”.

“U ndjeva i lumtur me përkushtimin që klubi ma tregoi. Por ende isha i frikësuar me jehonën që mund të kishte incidenti. E dija se mund të ndodhë”, ka thënë ai.
Shtuar më 20/10/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori