"Kam vdekur urie, haja 2 simite të ftohta në ditë", Ribery tregon vuajtet deri sa u bë lojtar
Futbollisti francez, Frenk Riberi mbush sot 37-vjeç! Mesfushori i cili tashmë aktivizohet në Serinë A me fanellën e Fiorentinës, është kthyer pas në kohë, duke rikthyer në memorien e tij, kujtime të hidhura nga jeta e tij, teksa ka rrëfyer vuajtjet që ka hequr deri sa u bë futbollist.

Në moshën 16-vjeçare, Riberi, shkoi te skuadra e Arles, që garonte në ligën e tretë franceze, duke udhëtuar afro 1 mijë kilometra.

“Në moshën 16 vjeçare u nisa bashkë me një shok që kishte patentë për të më çuar deri në Arles, kategoria e tretë franceze. Udhëtuam më shumë se 1 mijë kilometra, duke mos u ndalur as natën. Prova që do të bëja ishte në 3 të drekës. Mbërritëm në fushën stërvitore gjysmë ore përpara dhe më doli koha vetëm të ndërrohem.

Zbrita në fushë pa ngrënë bukë. Nuk kam turp të tregojë që shumë shpesh kam vdekur urie, madje shkonin dy ditë derisa haja një simite, nuk hy në hak nëse them që ishte e ftohur. E doja futbollin, rrija tërë natën zgjuar duke menduar si të bëhesha i mirë, jeta ime ndryshojë më pas, por jo mendja ime. Kam shkuar 37-vjeç tashmë kur po flas, por kam të njëjtën uri si ditën e parë, por jo për të ngrënë, por për të qenë i mirë në fushë për këto ditë sa më kanë mbetur”, tregon futbollisti francez.
Shtuar më 22/11/2019, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori