Kamberi "çmend" Gerrard me golin e tij: Sot të gjithë duhet të flasim për atë (VIDEO)
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi bëri një paraqitje të shkëlqyer me Ragers të dielën. Ai shënoi një gol dhe dha një asist në barazimin 2-2 të skuadrës së Gerrard në transfertë.

Kamberi ka shënuar një gol “alla Zidane”, duke barazuar takimin në të 50`, kur gjuajti topi me të djathtën dhe tundi rrjetën. Më pas, Kamberi dha dhe asitin për Aribo. Pas ndeshjes trajneri i Rangers thuri elozhe për futbollistin kuqezi, duke u shprehur:

Steven Gerrard: Jam shumë i mërzitur me pjesën mbrojtëse dhe mënyrën sesi ne i kemi pësuar golat. Pjesa e parë për t’u harruar, por kemi bërë kaq shumë gjëra të mira në pjesën e dytë. Të gjithë duhet të flasim sot për Florian Kamberin. Ai ishte i jashtëzakonshëm kur hyri në fushë. Përfundimi i golit i pabesueshëm, guxim i shkëlqyeshëm për të na dhënë edhe golin e dytë.
Shtuar më 23/02/2020, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori