Kambëtarja e shpresave fantastike përballë Uellsit
Shqipëria U-21 ka fituar dhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Uellsit me rezultatin 3-1. Sfidë kjo e luajtur në stadiumin "Niko Dovana", të Durrësit. Djemtë e Bushit fituan më me lehtësi se sfidën e parë që e mbyllën me rezultatin 2-1.

Ishullorët u shfaqën dukshëm më të dobët se kuqezinjtë e vegjël që fituan besim nga ndeshja e parë dhe treguan më shumë në fushën e lojës. Një fitore e pastër që nisi me golin e Bullarit në minutën e 8', ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Mala i Partizanit dyfishoi në minutën e 14'.

Tekniku Bushi bëri ndryshime në pjesën e dytë dhe aktivizoi Brojën e Chelseat. Shtatlarti arriti të linte gjurmën e tij duke shënuar golin e tretë dhe të kapitullimit për Uellsin. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 68'. 17-vjeçari realizoi dy golat e fitores në sfidën e parë të mbyllur 2-1 për tanët. Uellsi realizoi golin e nderit në minutën e 90'+2' duke mos dalë pa gol nga miqësorja e dytë.
Shtuar më 11/06/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori