Kamer Qaka bëhet me ekip të ri
Lojtar i kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka do sezonin e ardhshëm do të transferohetnë klubin e madh rumun, Steaua e Bukureshtit.

Aktualisht shqiptari luan për klubin tjetër rumun, Poli Iasi. Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur financieri i klubit të Steauas.

“Kam biseduar me presidentin dhe më njoftoi se ka arritur të mbyllë marrëveshjen për Kamer Qakën”, shrepeht ai. Shifra e transferimit nuk është bërë ende e ditur. Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e Qakës./albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori