I kërkojnë gruan për filma por*o, Insigne tërbohet por në fund zbulon kurthin (VIDEO)
Ylli i Napolit Lorenzo Insigne ka rënë pre e një Kamera të fshehtë, teksa bashkëshortja e tij Jenny e ka tensionuar jashtë mase atë.

Në shtëpinë e tyre kanë mbërritur lule dhe një mesazh zanor me spec nga një producent që i ofron Jenny-t një rol në një film, Zonja Bovari, por me skena paksa tepër të nxehta brenda, gjë që e ka tërbuar sulmuesin e kombëtares italiane.

Nuk mbaron me kaq, sepse producenti-aktor i bë nte telefonata pa fund bashkëshortesInsigne-s, duke i dërguar edhe lule, me foton e tij, pa harruar mesazhet në telefon, që natyrisht krijuan tension të paparë mes futbollistit dhe gruas së tij.

“Çkemi zë i mrekullueshëm, po mendoja për ty... puthje!”

Insigne e dëgjon mesazhin dhe tërbohet: “Vërtet po ndodh kjo? Dhe ti po i përgjigjesh? Nuk po i përgjigjesh sepse jam unë këtu?“

Ajo i përgjigjet: “Më thuaj i ti përgjigjem, më thuaj ti”...

Insigne, në nerva e sipër, i hakërrehet bashkëshortes dhe i kërkon që t'i përgjigjet një herë e mirë personit që e telefonon dhe i dërgon mesazhet e guximshme: “Kush dreqin je ti që flet me këto konfidenca? Ti nuk je askush.”

“Ashtu? Je xheloz? Po apo jo?”, Jenny e mbajti lojën sa mundi, por situata u bë mjaft e acaruar dhe për pak sa nuk u kalua në dhunë fizike.
Shtuar më 13/02/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori