Kampion i vërtetë, Neymar fal Zunigan (VIDEO)
Pëlqej
Brazili mundi 1-0 Kolumbinë në miqësoren e zhvilluar në Miami. Kjo ishte ndeshja e parë e Seleçaos pas humbjes poshtëruese 7-1 në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Ai që vendosi fatin e ndeshjes ishte Neymar me golin e minutës së 83, i cili u dëmtua pikërisht në çerekfinalet e Botërorit ndaj "Los Cafeteros".

Por ylli i Barcelonës e ka lënë pas krahëve këtë ngjarje dhe para fillimit të takimit u tregua kampion i vërtetë duke përqafuar Zunigan. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori