Tërmet i frikshëm në Tiranë, ka dëme: Qytetarët braktisin banesat në panik
Kampionatet më të fortë në botë, Superliga shqiptare e 61-ta
Albeu.com
Kampionati shqiptar i futbollit vazhdon të ketë rënie në renditjen botërore të ligave më kompetitive dhe të forta në botë. Superliga shqiptare për momentin renditet në vendin e 61-të në botë. Teksa vendin e parë vazhdon ta mbajë ende Primera Division në Spanjë. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Internacionale e Futbollit Histori dhe Statistika. Kjo e fundit ka përzgjedhur 90 kampionatet më të rëndësishme në botë dhe duke u bazuar në një sërë kriteresh ka bërë edhe klasifikimin e përgjithshëm. Kriteri kryesor është lufta për titull e skuadrave. Kompetiviteti mes Barcelonës dhe Real Madridit deri në sekondat e fundit të kampionatit spanjoll ka bërë që Primera Division të jetë në vend të parë. Sikurse supermacia e padiskutueshme e disa skuadrave në kampionate si, ai kroat, ku Dinamo e Zagrebit doli kampion gjashtë javë para fundit, ose ai austriak, ku Salzburgu doli kampion pesë javë para fundit, kanë lënë në vendet e fundit liga si ajo kroate dhe austriake. Pra, nuk është se skuadrat shqiptare janë më të forta se ato kroate dhe austriake, por se në këto kampionate skuadra kampione dihet që në javët e para të kampionatit.

Superliga shqiptare në këtë klasifikim ka arritur të marrë 137 pikë, duke lënë pas superligën zvicerane dhe armene, të cilat kanë marrë 136 pikë. Kriter tjetër është edhe tek numri i futbollistëve nga këto kampionate që luajnë me skuadra kombëtare. Kështu, vetëm në kombëtaren shqiptare gjatë këtij viti trajneri Oto Bariç ka grumbulluar shpesh herë më shumë se dhjetë futbollistë nga kampionati shqiptar. Ndërkohë që edhe disa prej të huajve (sidomos futbollistët afrikanë) kanë qenë përzgjedhur nga përfaqësueset përkatëse, ndonëse këta të fundit numërohen me gishta (Abraham, Abanda, Sasha Delain etj). Për t'u theksuar në këtë renditje është zbritja në vend të gjashtë në Serie A. Duke qenë se Interi nuk njohu kundërshtarë këtë sezon, kampionati italian ka njohur një rënie në kompetivitetin e skuadrave. start
Shtuar më 17/07/2007, ora 13:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori