Kampionati Europian i Peshëngritjes, Briken Calja medalje ari në stilin në shkëputjes

Peshëngritësi Briken Calja ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshën 73kg, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Ai triumfoi në stilin e shkëputjes, ku e mbylli garën me 156kg pas tri provave.

Në provën e parë, Calja realizoi me sukses 152kg, ndërkohë që shtangisti nga Shtërmeni nuk dështon edhe në provën e dytë, ku ngre lart me sukses 156kg. Në provën e tretë shtangisti kuqezi tentoi 160kg, për të vendosur rekord të ri europian, por pa sukses. Gjithsesi, ai e kishte siguruar të artën.

Briken Calja është kampioni i trefishtë i Europës, pasi një vit më parë fitoi 3 të arta: Në shkëputje, shtytje dhe dygarësh.

Edhe këtë vit Calja e nis mbarë Europian e peshëngritjes, duke fituar medaljen e parë të artë. Ndërkohë që mund të realizojë sërish të njëjtin rezultat si vjet, pasi pas pak do të garojë në stilin e shtytjes. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2019, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori