Kampionati evropian ne Atletike 2014, mbahet ne Curih
Albeu.com
Kampionati evropian në Atletikë i vitit 2014 do të mbahet në Curih. Kështu ka vendosur Federata Evropiane e Atletikës. Zvicra kësi evenimenti ka organizuar në vitin 1954, kur këto gara u mbajtën në Bernë, ndërsa kësaj radhe Curihu mundi konkurrentët e tjerë, Amsterdamin dhe Bidgoshin.
Garat e "Mbretëreshës së Sportit" do të mbahen në stadiumin e rinovuar "Letzigrund", i cili është i njohur me garat që zhvillohen në Ligën Botërore të Atletikës.

Kampionati evropian në atletikë këtë vit do të mbahet në Barcelonë nga 26 korriku e deri më 1 gusht, ndërsa në vitin 2012 organizator i këtyre lojërave do të jetë kryeqyteti finlandez Helsinki.
Shtuar më 02/05/2010, ora 00:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori