Kampionati holandez merr vendimin final mbi fatin e sezonit
Vendimi i Shoqatës Holandeze të Futbollit për të përfunduar sezonin pa promovim apo rënie është mbështetur nga gjykata.

KNVB përfundoi sezonin e tyre në prill pas vendimit të kryeministrit holandez për të ndaluar të gjitha ngjarjet sportive deri në shtator për shkak të koronavirusit.

Cambuur dhe De Graafschap nuk mund të promovoheshin në Eredivise dhe ngritën një sfidë ligjore kundër vendimit, të cilin ata e humbën të enjten.

Një deklaratë e KNVB thuhet: “Gjykatësi vendosi të enjten se vendimi i KNVB për të përfunduar sezonin profesional të futbollit 2019/20 është i vlefshëm pa promovim/rënie”.“Vendimi u mor në procedurë përmbledhëse që u sollën kundër KNVB nga Cambuur dhe De Graafschap.

Në kundërshtim me atë që futbolli profesionist vendosi më parë, të dy klubet donin të promovoheshin në Eredivisie”.“Si një federatë ombrellë, nuk është kurrë kënaqësi të përballesh me një gjyqtar para anëtarëve. Tani që sezoni 2019/20 ka përfunduar,

KNVB shpreson që ne dhe të gjitha klubet dhe organizatat të mund të përqendrohemi bashkërisht në sezonin e ri dhe të jashtëzakonshëm, sfidat financiare që lindin si rezultat i krizës së koronës”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga KNVB.
Shtuar më 14/05/2020, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori