Kampionati Shqiptar në kaos, FSHF "fle gjumë" për situatën e krijuar
Kampionati Shqiptar i Futbollit, sipas datës së vendosur nga organizatorja e saj, FSHF, fillon me 24 gusht, dhe kur mbeten dhe 3 javë nga fillimi i saj, askush nuk di të thotë me siguri se cilat janë skuadrat që do të marrin pjesë në kampionat dhe për më tepër, a janë ato në përputhje të plotë me rregulloret që institucioni i futbollit ka trumbetuar se do të mbrojë.

FSHF caktoi datën 31 korrik si atë në të cilën do të merrte vendim për licencimin e skuadrave me borxhe shumëvjeçare të trashëguara. Por edhe në datën 3 gusht, askush nuk di të thotë nëse klubet i janë përmbushur kërkesës dhe cili është vendimi i marrë në zyrat e institucionit të futbollit mbi 10 ekipet që do të luajnë në elitën e futbollit shqiptar.

Fillimi i kampionit duket qartë që do të pësojë një shtyrje për ditën e fundit të gushtit në rastin më të mirë, apo në gjysmën e dytë të shtatorit në rastin më të keq për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Ndërkohë, në FSHF ngrenë supet dhe askush nuk di se çfarë përgjigje të japë për momentin rreth situatës absurde që është krijuar duke mbyllur sytë përpara shkeljeve të vazhdueshme që kanë bërë klubet e që kanë çuar në këtë kolaps të plotë të futbollit në vendin tonë.
Shtuar më 03/08/2019, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori