Kampionët bëjnë detyrën (VIDEO)
Kampionët e Botës në fuqi, Spanja, kanë bërë detyrën e tyre përballë Bjellorusisë në ndeshjen e djeshme eleminatore për Brazil 2014. Edhe pse ndeshja u duk e lehtë në letër për djemtë e Vincente Del Bosque në fushë nuk rezultoi e tillë. Iberikëve i janë dashur plot 61 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës me katalanasin Xavi Hernandez.

Për të dyfishuar do të mendonte sulmuesi i Manchester City-t, Alvarop Negredo, i cili realizoi në minutën e 78, por për ta bërë fundin e ndeshjes sa më emocionuese do të mendonte bjellorusi Sergei Kornilenko, i cili ngushtoi diferencën në min utën e 89.

Gjithësesi Spanja i mori tre pikët e rradhës dhe tashmë pret me startin e Brazil 2014 për të filluar mbrojtjen e titullit. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori