Kampionet dominojne
Albeu.com
Kampionët në fuqi të Ligës Premier dhe të Evropës, Manchester United, kanë shënuar fitore prej 4-0 në Old Trafford kundër skuadrës së porsainkuadruar në elitë, West Bromwich Albion.Të gjithë golat e Djajve të Kuq u shënuan në pjesën e dytë, derisa pjesa e parë ishte paksa më e plogësht dhe përfundoi pa gola.

Golin e parë e shënoi sulmuesi anglez në formë, Wayne Rooney (56’), ndërsa portugezi Ronaldo dyfishoi rezultatin (69’).

Sulmuesi i shumëkritikuar, sidomos nga mediat bullgare për shkak të formës së dobët që shfaqi me përfaqësuesen e tij në kualifikimet për Kampionatin Botëror, Dimitar Berbatov, e shënoi golin e tretë në ndeshje vetëm dy minuta pasi shënoi Ronaldo (71’).

Djajtë e Kuq nuk e lanë me kaq, ata shënuan edhe një gol në minutat shtesë të ndeshjes me anë të Nanit për ta mbyllur takimin më së miri me rezultat 4-0.
Shtuar më 19/10/2008, ora 06:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori