Kampioni dibran, triumfon ne Ulqin (FOTO LAJM)

Rreth një vit më parë shkruajtëm për një talent të madh por me moshë të vogël në sportin e Taekendo siç është Argjend Demozeti.

Djaloshi i vogël por me ëndërra dhe pritshmëri të larta vazhdimisht po ecën fitore pas fitoresh dhe nuk di të ndalet në marrjet e trofeve dhe medaljeve. Në këtë sport të ri në vendin tonë çdo ditë e më shumë po shtohet numri i të rinjve që kanë pasion këtë kategori.

Babai i tij Durimi për portalin DibraOn.com tregon se ndihet shumë krenarë për arritjet e të birit dhe i garanton mbështetje kudo që ai të jetë apo të garojë. Ai shton se gjithmonë e ka ëndërruar që fëmijët e tij të jenë një shembull i mirësisë dhe sukseseve. Sigurisht që prindi e do fëmijën e tij mbi çdo gjë dhe falenderoj zotin për familjen time.

Ajo çka na bëri të rishkruajmë për të është fitimi i kampionatit të mbajtur në Ulqin ku kampioni dibran triumfoi ndaj kundërshtarit 10 kg më të madh duke e shtuar numrin e trofeve personal. Ai është vetëm në klasën e tetë dhe mban mbi supe dhjetra medalje në këtë sport.

Stafi jonë do jetë gjithmonë në kërkim dhe promovim të vlerave të tilla siç është Argjendi.

Nga:Samet Zagradi|DibraOn
Shtuar më 09/06/2019, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori