Kampioni i botës tregon arsyen e largimit nga Formula 1
Pëlqej
Fernando Alonso ka vendosur të largohet nga Formula 1, ku u shpall dy herë kampion bote.

Pas këtij vendimi të papritur ka ardhur edhe një sqarim nga Alonso ku thotë se tashmë ky sport, prej vitesh, nuk po prodhon më asgjë, është monoton dhe i parashikueshëm.

“Vendosa të largohem pasi në pistë nuk ka më rivalitet. Nuk është më kampionati që kisha ëndërruar disa vite më parë. Në Formula 1, më së shumti flitet për atë që ndodh jashtë piste se sa brenda saj. Më së shumti komentohen bisedat në radio se sa parakalimet, pasi janë të pakta. Në këtë sport mendoj se ka kategori të tjera ku ka më shumë aksion në pistë”, tha Alonso.

Më tej, piloti spanjoll shton: “Në vitet 2003, 2004, 2008, 2009 dhe 2011, nuk kam fituar shumë gara, por ishte e vështirë të parashikoje se çfarë mund të ndodhte në pistën e SPA apo atë të Monzës. Ndërsa sot mund të parashikosh renditjen deri në vendin e 15-të, me pak gabime. Unë, në kaq vite i kam arritur ato që kisha ëndërruar, por për të rinjtë sot është e vështirë”.

Alonso nuk i mbyll dyert një rikthimi të mundshëm në këtë sport. “Jam ende i ri, nuk jam 45 vjeç. Këtë vit do të garoj në 27 gara, më shumë se pilotët e tjera. Unë ndalem për arsye që thashë më lart, në të ardhmen nuk i dihet asnjëherë”, u shpreh Alonso.
Shtuar më 17/08/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori