Kampioni spanjoll i vetëofrohet Shqipërisë
Javier Clemente
Burime të sigurta në FSHF pohojnë se në adresë të këtij institucioni ka ardhur CV me emrin e madh të futbollit spanjoll, Javier Clemente. 61-vjeçari ka luajtur si sulmues tek skuadra e Atletiko Bilbaos ndërkohë që si trajner ka drejtuar skuadra me emër në Spanjë dhe Europë si Espanjol, Atletik Bilbao, Atletiko Madrid apo dhe Olimpik Marsejë.

Kulmi i karrierës së tij si trajner ishte në vitet 1992-98 ku drejtoi Spanjën në 31 fitore rradhazi. Së fundmi ai drejtoi përfaqësuesen e Kamerunit, nga e cila u shkarkua me 25 tetor të këtij viti për shkak se nuk arriti ta kualifikojë për në Kupën e Afrikës 2012.

Sipas raportimeve të TCH, ende nuk dihet nëse do të ketë një takim mes presidentit Armand Duka dhe spanjollit Klemente për të vendosur të ardhmen e pankinës kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori