Kampionia xhudiste turke kërkon të garojë për Kosovën
Një top-xhudiste evropiane do të garojë për Kosovën. Është xhudistja turke Ebru Shahin që tashmë e ka paraqitur kërkesën zyrtare që të garojë për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Shahin 25-vjeçare ka një karrierë plot suksese në kategorinë deri 48 kilogramë, kategori në të cilën Kosova nuk ka aktualisht ndonjë xhudiste të nivelit të lartë.

Shahin suksesin më të madh e arriti në vitin 2015, kur fitoi medaljen e argjendtë të Lojërave Evropiane në Baku, që shërbyen edhe si kampionat evropian i xhudos. Në evropianin e vitit 2013 fitoi medaljen e bronztë. Pra ka dy medalje evropiane për seniore. Në kategori të reja sukseset e Shahinit janë edhe më të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.

Shahin përmes një letre më herët këtë muaj i është drejtuar Federatës së Xhudos së Kosovës me kërkesën që të garojë për Kosovën. Me qëllim që të rregullohet dokumentacioni që xhudistja të pajiset me shtetësi dhe pasaportë të Kosovës, FXHK-ja letrën e turkes e ka proceduar në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Shtuar më 30/09/2017, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori