"Kamza u përjashtua padrejtësisht", Xhelal Mziu: Stadiumi gati për ndeshje, nga më modernët në Shqipëri
Ekipi i Kamzës është përjashtuar tashmë nga Kategoria Superiore, për të nisur edicionin tjetër nga Kategoria e Dytë, ndërsa për Xhelal Mziun, ky është një vendim i padrejtë.

Ndërkohë, në një reagim në faqen e tij në Facebook, kryetari i bashkisë së Kamzës, merret me çështjen e stadiumit, të cilin e deklaron të gatshëm për të zhvilluar ndeshje, si dhe një nga më modernët në Shqipëri.

Stadiumi i Kamzës i gatshëm për të zhvilluar ndeshjet, ekipi i Kamzës i përjashtuar padrejtësisht nga Superliga

"Ndonëse ekipi i Kamzës është përjashtuar padrejtësisht nga Superliga duke zbritur dy kategori më poshtë vijon përkujdesja ndaj terrenit të stadiumit dhe fusha është e gatshme, brenda të gjitha standardeve bashkëkohore për të zhvilluar ndeshjet e futbollit. Stadiumi i Kamzës është në gjendej të mirë për të zhvilluar ndeshje të ndryshme. Administrata e stadiumit ka vijuar punën për mirëmbajtjen e terrenit sportiv. Vëmendje të veçantë i ishte kushtuar tapetit, ku këto ditë është punuar mbi tapet për ruajtjen e tij si dhe mirëmbajtja e barit të fushës. Gjithashtu është punuar edhe në drejtim të infrastrukturës e shkallëve të stadiumit në tribunën kryesore dhe në tribunat përballë. Një standard Evropian ka tashmë i stadiumi i Kamzës i cili mbetet një ndër më modernet në Shqipëri."
Shtuar më 20/03/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori