Kan i thotë "Lamtumirë" futbollit
Albeu.com
Pas karrierës 30-vjeçare si profesionist, Oliver Kan, do të qëndrojë për herë të fundit në portën e bavarezëve në ndeshjen lamtumirëse Bajern Munih – Gjermani.Oliver Kan do të largohet nga terreni i gjelbër në minutën e 75-të, kur do të jep fund karrierës aktive dhe pastaj sipas Oliver Kanit "do të fillojë pjesa e dytë e jetës".

"Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, kur para gjithë fansave dhe publikut të rikthehem sërish në terrenin e gjelbër të stadiumit ‘Ailianz Arena’", tha Kan.
"Falë motivimit, i cili nuk ka munguar te Kani, portieri i Bajerni ka qenë i suksesshëm, ka fituar shumë trofe dhe kishte një karrierë të suksesshme", u shpreh trajneri i Bajernit Juergen Klinsmann.
Kan shënoi 86 paraqitje në fanellën e kombëtares së Gjermanisë, ndërsa ka zhvilluar 140 ndeshje evropiane dhe 557 ndeshje në Bundesligë. Oliver Kan ka fituar shumë trofe, përfshi këtu titullin e Kampionit të Evropës me Gjermaninë në vitin 1996 dhe Ligën e Kampionëve me Bajernin në vitin 2001. Përballja Bajern Munih – Gjermani fillon në ora 20.00.

Faton Zylbehari, alsat
Shtuar më 03/09/2008, ora 04:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori