Kandidatët për çmimin e Globe Soccer Awards (FOTO LAJM)

Pëlqej
Cristiano Ronaldo e Lionel Messi do të garojnë mes tyre për një tjetër çmim individual, “Globe Soccer Awards”.

Ylli i Real Madridit dhe ai i Barcelonës janë dy prej kandidaturave për futbollistin më të mirë në ceremoninë që do të zhvillohet në 28 dhjetor në Dubai.

Në garë për këtë trofeun e më të mirit që e fitoi Ronaldo vitin e kaluar, janë edhe Sergio Ramos, Neymar, Dybala, Mbappé dhe Buffon.

Ndërkaq, “Globe Soccer Awards” ka përcaktuar edhe kandidatët për trofeun e trajnerit më të mirë dhe ata janë Zinedine Zidane, Allegri, Conte dhe Jose Mourinho. Kwtw çmim vitin e kaluar e fitoi Fernando Santos i Portugalisw.

Në kategorinë e skuadrës më të mirë të vitit te nominuar janë Real Madrid, Monaco dhe Manchester United.

Ceremonia e "Globe Soccer Awards" ka filluar të organizohet në vitin 2010 ku si fitues spikasin emrat e Falcaos në 2012, Ribery në 2013, Ronaldos në 2014 dhe Messit në 2015.
Shtuar më 30/11/2017, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori