La Liga: Gerard Deulofeu (Sevilla), Aymeric Laporte (Athletic Bilbao), Munir El Haddai (Barcelona), Saul Niguez (Atletico Madrid), Sandro Ramirez (Barcelona).
Pas publikimit të listës me 23 futbollistët për çmimin prestigjoz "Topi i Artë 2014" është prezantuar edhe lista me 40 lojtarë që do të garojnë për çmimin që i jepet futbollistit më të talentuar "Golden Boy 2014".
Mes lojtarëve kandidatë është edhe shqiptari i Manchester United Adnan Januzaj, i cili duhet thënë se nuk është mes kandidatëve më potencialë.
Çmimi që jepet nga "TuttoSport" që prej vitit 2003 është fituar më parë nga yje si Messi, Rooney apo Aguero, ndërsa sezonin e fundit është fituar nga Paul Pogba. /albeu.com/