Kandidatët për stolin e Kombëtares italiane
Pëlqej
Giampiero Ventura nuk ka dhënë ende dorëheqje, pas atij skualifikimi nga Suedia. Tani për tani, vetëm presim vendimin e Carlo Tavecchio-s për të ardhmen e tij, dhe se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë. Kushdo që është presidenti i Federatës italiane, puna e tyre e parë do të jetë emërimi i një pasuesi të 69-vjeçarit të Genoas.
 
Për momentin, emri që është i qarkullum është: Carlo Ancelotti. Përveç cilësisë, përvojës dhe njohurive të tij, ai është gjithashtu i papunë në këtë moment, edhe pse ka kontratë me Bayern Munchen deri në qershor.

Nëse Federata mund të arrijë një marrëveshje me kampionin e Bundesligës, atëherë ai do të fillojë të bëjë plane për "Euro 2020". Ai ka aftësinë për të ringjallur ekipin kombëtar me gjak të freskët dhe ide të reja.
 
Alternativat e tjera janë - Massimiliano Allegri dhe Roberto Mancini - nuk kanë gjasa të largohen nga Juventusi ose Zenit para fundit të sezonit, kështu që kjo do të thotë pritje edhe për shtatë muaj përpara se revolucioni i ekipit mund të fillonte. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori