Joao Felix dhe Griezmann: Ndeshja e numrave shtatë
Dy nga lojtarët më të njohur të futbollit spanjoll, do të jenë kundër njëri-tjetrit, të shtunën, ku Joao Felix i Atletico Madridit do të ketë përballë Antoine Griezmann e Barcelonës.

Karriera e të dy lojtarëve ka shumë ngjashmëri. Joao Felix duket se po ndjek hapat e Griezmann në Atletico pasi e kishin sjellë atë ta zëvendësonte në verën e 2019.

Portugezi i cili trashëgoi numrin 7 të francezit në Wanda Metropolitano, kaloi një sezon të parë të vështirë me Los Rojiblancos por tani po e gjen vetën.

shtunën, paraardhësi dhe pretenduesi përballen në një ndeshje që pritet të jetë e bukur.

Joao, pa partner

Joao Felix hyn në ndeshjen e së shtunës si kërcënimi kryesor i sulmit të Atleticos. Ai ka shënuar pesë herë për ekipin e Diego Simeone në La Liga Santander këtë edicion – plus dy herë në Ligën e Kampionëve – që është rezultati i njëjtë me Luis Suarez .

Sidoqoftë, Suarez nuk do të jetë në dispozicion për tu përballur me ish-klubin e tij pas ka rezultuar pozitiv me coronavirus.


Joao kundër Barcelonës tashmë ka fituar një ndeshje, ka barazuar një dhe ka humbur në tre përballje.

Ai filloi të tre ndeshjet – dy në LaLiga Santander dhe një në Superkupën e Spanjës – por nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Këtë sezon, është ndryshe, pasi ai është i shkëlqyeshëm për t’u parë dhe efektiv .

Griezmann, në kërkim të më shumë golave



Sulmuesi do të kthehet në shtëpi kur të vizitojë Wanda Metropolitano të shtunën.

Ai fitoi tre trofe nën drejtimin e Diego Simeone dhe ishte një pjesë integrale e secilit prej sukseseve të ekipit.

Jeta në Barcelona ka qenë e mbushur me rënie dhe ngritje për Griezmann deri më tani dhe, pas një sezoni të parë jokonsistent me ngjyrat Blaugrana, ai kishte një fillim të vështirë këtë edicion.


Sidoqoftë, forma e tij është rritur javët e fundit dhe ai do të kërkojë të shënojë.

Mbetet të shihet se ku do të luajë Griezmann në formacionin e Barcelonësshtunën.

Ai filloi të luante në krahun e djathtë nën drejtimin e Ronald Koeman, por pasi kjo nuk funksionoi dhe lojtari kërkoi një rol më qendror, ai ka dal më afër portës.

Ish njeriu i Atletico ka shënuar në dy ndeshjet e tij të fundit në La Liga, kundër Real Betis dhe Alaves, për të treguar se pozita e re është e duhura.
Shtuar më 20/11/2020, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori