Kane: Gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm në Europian
Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane kërkon përqendrim nga skuadra në Euro 2016. Në ndeshjen miqësore kundër Portugalisë, bomberi i Tre Luanëve mori një goditje të rëndë nga Bruno Alves, raporton Super Sport

Gjithsesi ai shprehet se nuk ka asgjë shqetësuese dhe është gati për evenimentin europian. Në vijim, ai përqendrohet te puna që duhet të bëjnë arbitrat gjatë Euro 2016.

“Është shumë e rëndësishme të qëndrojnë të fortë dhe të gjykojnë drejtë. Në rastin e faullit ndaj meje, shumë gjyqtarë mund të japin edhe thjesht karton të verdhë. Lojtarët anglezë nuk dallohen për simulime dhe me këtë sjellje duhet të shkojmë edhe në europian”.
Shtuar më 04/06/2016, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori