Kante bëhet objekt tallje në internet, francezi i dhuron golin Arsenalit (VIDEO)




Futbollisti i Chelsea N’Golo Kante është objekt talljeje në rrjetet sociale për golin e shënuar nga Arsenali në derbin e Londrës.

Kampioni i botës me Francën duhej të pengonte futbollistin e “Topçinjve” Martineli në qendër të fushës, por çuditërisht Kante humbet kontrollin dhe rrëshqet duke i dhënë mundësinë 18-vjeçarit të vendoste sfidën në baraspeshë.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të fillojnë talljet me Kantenë.
Shtuar më 21/01/2020, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori