Kante: Chelsea nuk duhet të varet gjithmonë nga Hazard
N’Golo Kante ka thënë se shokët e tij të skuadrës te Chelsea kanë nevojë që ti ndihmojnë yllit të tyre Eden Hazard, pas zhgënjimit të mbrëmshëm ku ata barazuan në shtëpi kundër Southamptonit.

“Ne të gjithë e dimë se Eden është një lojtar fantastik, ai na ka ndihmuar shumë këtë sezon por edhe sezonet e mëparshme”, tha Kante për faqen zyrtare të Chelseat.

“Ai e bë dallimin çdo herë, por ne kemi nevojë që të luajmë të gjithë. Ne krijojmë shanse që ne i humbasim. Është një moment i vështirë por duhet të kthemi në rrugën e duhur”, dekalroi Kante. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori