Kante i gatshëm për tu larguar nga Chelsea, Serie A destinacioni i mundshëm
N’Golo Kante është i hapur për një aventurë të re në karrierën e tij.

Mesfushori francez, N’Golo Kante, duket se është i hapur që t’i jap fund aventurës së tij me Chelsea.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Kante është i hapur të largohet nga Chelsea, për t’u ribashkuar me Antonio Conte.

Skuadra e Inter tash e disa kohë është interesuar për lojtarin.

Kante fitonte Premierligën me Chelsea kur luante nën urdhrat e Antonio Conte.

Chelsea thuhet se kërkojnë 46 milionë funte për kartonin e lojtarit francez.
Shtuar më 26/09/2020, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori