Kaos në Superligë, Bylis braktis kampionatin
Ndeshja Partizani-Bylis me shumë mundësi nesër niuk do të zhvillihet. Ekipi ballshiot, që duhet të nisej sot për në kryeqytet, ku do të grumbullohej dhe nesër do të zbriste në “Qemal Stafa” ndaj ekipit të kuq, është kthyer nga rruga.

“Sport Ekspres” ka zbuluar edhe motivin: është vendimi i aksionerit në mazhorancë tek ky klub, Besnik Kapllanaj, ai që ka kthyer autobuzin dhe ka bërë që futbollistët të zbrisnin.

E gjitha kjo lidhet me pakënaqësitë sa i takon gjykimeve tendenciozë ndaj skuadrës ballshiote, por sidomos për faktin se, ashtu si gjithmonë e ka thënë kryesia e Bylisit, në këtë kampionat, ka pasur shumë tolerime mes skuadrash dhe aleanca që kanë “minuar” garën sportive.

Sakaq, ekipi ballshiot dhe Superliga tashmë është në kaos. Nuk dihet gjithashtu dhe se si do të vijojë e ardhmja e skuadrës.
Shtuar më 07/05/2016, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori