Kaos te kombëtarja, dëmtohen dy futbollistë, vijnë dy të tjerë
Pëlqej
albania0
Kombëtarja vazhdon përgatitjet intensive në prag të ndeshjesditës së dielë përballë Izraelit në Beer Sheva. Federata Shqiptare e Futbollit njofton për dy ndryshimet e momenteve të fundit për shkak të dëmtimeve.

“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese.

Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panuçi, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brënda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael.

Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stervitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura”, është njoftimi i FSHF-së. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori