Kaos te PSG-ja, policia u futet me forcë në dhomë dy futbollistëve
Klubi i PSG-së po përjeton një moment aspak të mirë. Policia kombëtare franceze anti-korrupsion ka bastisur sot që në orët e para të mëngjesit zyrat e klubit të PSG-së.

Autoritetet kanë kontrolluar dokumentacionin e klubit parisien, por jo vetëm kaq, sepse kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm edhe në banesat e futbollistëve argjentinas Angel di Maria dhe Havier Pastore.

Të dy futbollistët akuzohen se kanë përfituar të ardhura nga e drejta e imazhit nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara në Holandë. Kontrollet janë pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Kombëtare në Francë, që lidhet me zbulimet e "Football Leaks", ku janë publikuar shumë kontrata të fshehta e shpesh në shkelje të ligjeve. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2017, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori